Qytetarët që u ngritën në protestë pas vdekjes së Lear Kurtit pasi marshuan drejt Kryeministrisë kanë bërë thirrje të shumta për drejtësi.

Protestuesit kanë ndezut qirinj në shenjë solidariteti për 32 vjeçarin në shkallët e Kryeministrisë dhe më pas u larguan.

Protesta ka zgjatur rreth një orë dhe është mbyllur paqësisht pa incidente por ata paralajmëruan se nuk do të mbyllet këtu duke paralajmëruar protesta të tjera në ditët në vijim.

Lear Kurti, 32 vjeç, ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u shoqërua nga Policia teksa ende rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Ata kërkojnë transparencë nga ana e policisë, ndërsa shprehe të revoltuar për mënyrën se si policia sillet me qytetarët.