Ka nisur protesta para ministrisë së Brendshme pas vrasjes së 32-vjeçarit Lear Kurti. Të rinj dhe jo vetëm janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për vdekjen e e të riut.

“Policia e krimit” kanë thënë në kor protestuesit teksa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bled Çuçi.

Qytetarët mbanin edhe pankarta të ndryshme ku mes tyre “Kë thërret kur policia vret”.

Qytetarët kanë protestuar sot të ministria e Brendshme mbi vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. një prej protestuesve tha se si popull jemi bërë qesharak pasi nuk ngrihemi për vrasjet që po ndodhim në vend dhe nga padrejtësitë po po bëhen.

Jemi bërë qesharakë si popull, vrasin ditën e natën dhe nuk reagojnë nuk ngriheme, kemi vendosur të nënshtrohemi. A nuk iu vjen turq që po ju vrasin fëmijët tuaj, si mund të rrini në shtëpi. Po ndodh cdo 2-3 muaj që policia po vret. Nuk kemi informacion zyrtar nga policia, si u vra. Pse nuk dalin kamerat e policëve. Pse nuk bëhen publike videot e arrestimit?’- tha një tjetër protestues.