Kryeministrin Edi Rama, ka prezantuar buxhetin për fermerët, për vitin 2022. Rama theksoi se qeveria do të vijojë mbështetjen e qeverisë ndaj këtij sektori.

Fokusi sipas Ramës do të jetë garantimi i sigurisë ushqimore, rritja e eksporteve, qëndrueshmëria e turizmit rural, digjitalizimi dhe inovacioni.

Duke u ndalur tek eksportet Rama theksoi se Shqipëria do të synojë 1 miliard euro eksporte.

“Duam të shkojmë në 1 miliard eksporte. Sot jemi 400 milion. Këtë objektiv jemi të bindur që mund ta arrijmë dhe do ta arrijmë. Kemi rritur kapacitetin për të përfituar nga BE. Që shkojnë për sektorin sot jemi vendi i parë në Rajon.” tha Rama. /abcnews.al/