Edi Rama, kryeministër i vendit, ka marrë një qese dhe ka nisur të mbledhë plehrat në fushën e sportit të qytetit të Vlorës, duke vazhduar kështu sulmet në drejtim të kryebashkiakut të zgjedhur prej tij, Dritan Leli.

I veshur sport, pa doreza, Rama është ulur të mbledhë plehrat nga përdoruesit e fushës së sportit, ndërsa apelon Bashkinë e Vlorës për pastrimin e saj.

“Vetëm tre minuta e ndajnë nderin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet. Në radhë të parë ata që vijnë këtu bëjnë mirë ti mbledhin, ata që e mirëmbajnë këtë duhet të vijnë ti pastrojnë, përpara se shqiptarët dhe të huajt që kalojnë këtu të shohin këto pamje”, tha Rama.

Për më shumë ndiqni edhe videon ne facebookun e Edi Rames