Ditën e sotme rreth orës 08:30 kryesocialisti Edi Rama ka thirrur kryesinë e PS  në selinë rozë. Në mbledhje fokusi kryesor ishin zgjedhjet, analizë për sondazhet dhe e deritanishme dhe dhe forma organizative e fushatës në terren deri më 14 maj. Në daljen për mediat, Rama u shpreh i bindur se do të kenë rezultat që shpërblen punën që kanë bërë gjatë kësaj kohe.

Rama gjithashtu ka sqaruar deklaratën e bërë ditën e djeshme në Mallakastër, ku u shpreh se ‘ballistët’ nëse do të shkojnë për të votuar dyshen Berisha-Meta, më mirë të mos votojnë fare.

Gazetarja: A është etike dhe ligjore që t’iu thoni qytetarëve të mos votojnë lidhur me kandidatë të caktuar?

Rama: I fola një pjese të vogël të elektoratit të anës tjetër, e cila edhe pse e vogël në masë, vota e tyre ka rëndësi.Ata përfaqësojnë një komponent të fortë besnikërie sepse kanë lidhje të forta me të kaluarën. Unë e di se shumë prej ketyre do të votojnë nga ata edhe për ne.

Kujtojmë se ditën e djeshme nga Mallakastra, Rama u shpreh se historia ka treguar se sa herë që u jepet mundësia kundërshtarëve që të drejtojnë vendin, kanë treguar se e çojnë vetëm mbrapa, ku dhe shtoi se po qe për të votuar për ta më mirë të mos votojnë fare.

Doni të ngatërroni punë, futuni tek zorra qorre dhe kaq. Ata që i ka mbetur ora tek PD do e kuptojnë më vonë, po nuk u hoq zorra qorre nuk ecën. Nga ana tjetër zorra qorre ne fletë votimi ka Liken. A e kuptoni pse çfarë do i thoni gjyshit, njëherë ikëm para. Ne na akuzojnë për komunistë, por të përfundosh tek Lika është pak e rëndë. Më mirë mos shkoni fare të votoni. Kursejani gjyshërve tuaj rrokullisjen 7 herë në krevat. Me këta demokratët është zili, punën nuk e dinë këta, ne i shërbejmë njësoj si gjithë të tjertët dhe prap nuk e dinë. Zgjedhja është se ça kali do marrësh për 4 vjet për të tërhequr karrocën.”,