Vijon pa ndërprerje protesta në qytetin juglindor të Korçës, në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve, qytetarët kanë bllokuar disa pika strategjike për lëvizjen e mjeteve.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për BalkanWeb pamje të reja nga protesta në Korçë, ku qytetarët ecin përgjatë qendrës së qytetit.

Ata dëgjohen njëzëri teksa lëshojnë thirrje kundër qeverisë. “Ulni taksat”, “Rama ik!” janë disa nga thirrjet e tyre. Kujtojmë se protestës së qytetarëve iu bashkuan dhe studentët.ballkanweb