Në konferencën e mbajtur këtë të enjte, ku publikoi rezultatet e nismës për Këshillimin Kombëtar. kryeministri Edi Rama u pyet edhe për zgjedhjen e Presidentit përmes kësaj nisme, pra nga populli.

Rama tha se nuk është dakord për këtë gjë pasi në republikën tonë presidenti është një figurë që nuk ka pushtet. Më tej Rama sulmoi Metën duke thënë se njerëzve u “është ngatërruar figura e presidentit pasi kemi patur një fatkeqësi natyrore në atë godinë”.

“Jam kundër që Presidenti të zgjidhet nga populli, do të duhet që pastaj t’i jepnim më shumë pushtet. Presidenti në natyrën e Republikës tonë është një figurë që nuk ka pushtet. Tani iu është ngatërruar fotografia e Presidentit pasi kemi patur një fatkeqësi natyrore në atë godinë për disa vite. Nëse do t’i jepet fuqi presidentit atëherë duhet zgjedhur nga populli”, tha Rama.