I vetëdijshëm për problemet që mund të hasen, kreu i qeverisë u shpreh se gjithçka do të mësohet, ndërsa solli shembullin e subvencionimit të fermerëve.

Po ashtu, Rama deklaroi se ka kërkuar nga ministria e brendshme që të hiqen nga gjendja civile të gjitha printerat dhe letrat, pasi nuk do të jetë e nevojshme.

Në datën 30 prill nuk ka më sportele në Shqipëri. Edhe pse në fillim mund të ketë disa ngërçe dhe shqetësime, por nevoja do ti bëjë që ta mësojnë. Kur me aplikimet dixhitale të fondit të mbështetjes për bujqësinë ne kemi shumëfishuar aplikimet nga fermerët që nga zonat më pranë qyteteve deri në skajet me të larta, nuk ka nevojë për shembull tjetër. Fermerë që edhe në zona shumë të largëta e gjejnë rrugën dhe mundësinë për të aplikuar. Mjafton që të kenë një smartphon, të shkarkojnë aplikacionin e albania dhe gjithçka vazhdon normalisht. I kam kërkuar sekretarit të ministrisë së Brendshme që të marrë të marrë të gjithë prinetrat dhe letrat në mënyrë mos ketë asnjë mundësi certifikata me letra, nuk ka nevojë. Është humbje kohe është humbje para dhe humbje kohe për njerëzit”, tha Rama.

Sipas kryeministrit Rama fale transformimit dixhital u arrit që të bëhej e mundur njohja e patentave shqiptare në Gjermani, që deri para këtij procesi ishte e paimagjinueshme.

“Deri para këtij procesi ishte e paimagjinueshme që Gjermania, shteti më strikt në Evropë por edhe në botë të njihte patentat e Shqipërisë. Në gjithë procesin e dhënies së lejeve të drejtimit kishte rregullsi. Por ka pasur një numër të konsiderueshme që janë dhënë në mënyre të parregullt. Kjo e bënte të pamundur që Gjermania të njihte patentat e Shqipërisë.

Mua më kujtohet fare mirë kur e kam ngritur këtë çështje, sepse ishte kërkese e një bashkësie që jetojnë në Gjermani, i gjithë reshti i palës gjermane u rudh në fytyrë sepse ishte e pakuptueshme për ta. Pastaj duke e ditur se kishim bërë një progres të konsiderueshëm me cka kishte sjellë transformimi dixhital me insistimin tonë kërkuam të vinte një inspektim. Ka një qenë një nga momentet e krenarisë time ku ky inspektim doli pozitiv. Inspektorët gjermanë dolën të shokuar, sepse nuk e prisnin atë realitet të transformuar”, tha Rama.