Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë. Mbledhja është planifikuar në orën 18:00. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se në takim do vendoset data e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare që do të vërë në zbatim vendimet e Kongresit.

Dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se në javën në vijim do të zhvillohet takimi me shoqërinë civile për të dëgjuar propozimet e tyre, ndërsa i bërë ftesë edhe grupeve parlamentare të opozitës që t’i bashkohen bisedimeve.

Ndërkohë sot pritet të diskutohen edhe lëvizjet e maxhorancës për kandidaturën fituese për Presidentin e ri.