Kryeministri Edi Rama thotë se vijon puna për procesin e rimbursimit me kartat e naftës falas.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se 5000 fermerë të tjerë këtë javë do të fitojnë naftën falas.

MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se po vijojmë procesin e rimbursimit me kartat e naftës falas për mbi 5,000 fermerë të tjerë prej kësaj jave, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.