Pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet nga kthjellime në ultësirën perëdimore, ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta vranësinash.

Pjesa e dytë e ditës parashikohet që të shfaqë vranësina në të gjithë territorin ku në zonat Veriore vranësinat do të jenë të dukshme duke krijuar mudësi për reshje shiu në Veri dhe Veriperëndim të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16 gradë C deri në 39 gradë C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimin prej 2-3 ballë.