Më vjen shumë mirë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin edhe dje por janë të gjithë që thonë Shqipëria ika kryer detyrat e veta. Miratimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare është çështje e brendshme e Këshillit Evropian, ku përveç faktit se ka një qasje pozitive, Bashkimi Evropian ndeshet me ngërçin e krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Unë vijoj të them se ne duhet të hapim menjëherë procesin, a do të ndodhë kjo? Këtë unë nuk e di, këtë ne nuk e dimë pasi varet me sa do të zgjidhet ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedenonisë. Por ajo që vlen të theksohet është se ne kemi një mbështetje të zënshme

Ministri do flasi vetë, por dua t’i bëj një falenderim për të gjithë mbështetjen, jo vetëm për këtë temë por në përgjithësi nga qeveria gjermane. Uroj shumë që në këtë sezon veror ne të kemi sa më shumë turistë nga Gjermania. I thash dhe ministrit se ndryshe nga çmund të perceptohej Shqipëria është vendi më i përshtatshëm në Evropë për të ardhur për pushime.