Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës se vdekja e 7-vjeçares po përdoret politikisht nga ”çeta e nongratave dhe atyre me identitet të dyfishtë”.

Meta: Lidhur me zotërinë, ju e dini që të gjithë ata që kanë probleme si ai, në një stinë si kjo e ngrihtë, ju rëndohen edhe më shumë problemet e shëndetit. Shqipëria është në një gjendje emergjence, shteti ka rënë, ka falimentuar, me eksperimente kundër shqiptarëve. Ka falimentuar gjithçka, edhe bujqësia në zonën këtu ku jemi.

Sot kërkon që të bëjë viktimës, pasi është autori i këtyre vrasjeve me arrogancën e tij. Policët bëjnë të fortin me qytetarët e ndershëm, dhe rrinë sust përpara bakderrave që kanë lidhje me krimin dhe të fortëve.