Arjan Tase, mbante me vete edhe armën e shërbimit. Nga hetimet paraprake rezulton se efektivi në gomonen 7 metra të gjatë me dy motorë 300 kuaj fuqi, kishte edhe armën e shërbimit.

Përpara kolegeve të tij ai ka sqaruar se nuk donte të largohej nga vendi I ngjarjes, e për këtë hetuesit kanë kamerat e sigurisë të bizneseve në breg të detit për të analizuar të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë. Për mjetin me motor të fuqishëm, i cili tashmë është sekuestruar nga policia ai ka sqaruar se e ka marrë tek një i afërm I tij në Porto Palermo dhe I është drejtuar Potamit për te marrë familjen e tij për te dalë xhiro në det.

Në kundërshtim me ligjin ai është afruar në breg të detit ku ka pushues per të hipir familjarët. Ligji e thotë që një mjet lundrues me këro fuqi duhet të qendrojë mbi 300 m larg bregut të detit. Pasi kanë hipur familjarët e tij, ai I ka dhënë shumë gaz gomones, pa kontrolluar nëse kishte apo jo njerëz.
Fatkeqësisht vajza e vogël ka qenë pas gomomes duke e larë dhe helikat e saj I kanë shkaktuar dëmtime të shumta duke i shkaktuar vdkjen. Mbi Arjan Tasen edhe pse nuk kemi një reagim zyrtat nga policia lidhur me akuzat që do ngrihen ndaj tij. Hetusit janë duke verifikuar cdo detaj, ndërkohë sipas burimeve pritet që ndaj tij të ngrihet akuza e vrasjes nga pakujdesia.