Një nga sekotrët më aktivë përgjatë këtyre dy viteve ishte padyshim ai i konsumit dhe ushqimeve të përditshme.

Pandemia e Covid-19 përgjatë vitit të shkuar rriti shitjet e ushqimeve për shkak të kufizimeve në lëvizje dhe tregëti.

Tanimë një vit më vonë teksa duket se kufizimet po ulen në krahasim me një vit më parë, çmimet e ushqimeve dhe disa sekotrëve të tjera të rëndësishëm në përditshmëri, janë rritur.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit 2021

Këtë rritje e tregon më së miri indeksi nga INSTAT i publikuar në muajin Korrik të këtij viti.

Sipas INSTAT ”Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2021 është 2,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2021, krahasuar me Qershor 2021 është 0,1 %.”

Në Shqipëri sektori i dytë që ka pasur rritjen më të madhe përgjatë vitit 2021 ka qenë ai i ushqimeve dhe pijeve alkolike.

Grupi i “Ushqime dhe pije joalkoolike” është rritur me 4.1% në vetëm një vit duke e renditur pas “Transporteve” me 4.4%.

Rritje të çmimeve kanë pasur gjithashtu edhe hotelet, baret dhe restorantet me 1.4% ndërsa veshjet dhe këpucet me vetëm 0.7%.

Më shumë rritje përgjatë verës

Ajo çfarë pasyqron ky indeks është rritja e çmimeve po në këto sektorë me disa përqind përgjatë muajve të verës.

Krahasuar me muajin Qershor 2021, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 0.2%, ndërsa veshje, këpucë qiro, shëndet apo hoteleri me 0.1%.

Sektori që pësoi rritjen më të madhe të çmimeve po në muajt e verës ishte sërish transporti me 2.1%.

Megjithatë grupi që e ka ndikuar më shumë rritjen e çmimeve të këtij indeksi ka qenë pikërisht ai i “Ushqime me pije joaloolike” +1,46 pikë përqindje.

Një nga sektorët ku familjet shqiptare shpenzojnë më shumë se 60% të të ardhurave të tyre vjetore./AgroWeb.org