Misioni i ekspertëve të UEFA-s vazhdon intensivisht punën për monitorimin e ndërhyrjeve nga palë të treta dhe verifikimin e pretendimeve të palëve për parregullsi në proceset zgjedhore të shoqatave rajonale të futbollit që u zhvilluan në 8 rajonet futbollistike të vendit.

Delegacioni i përbërë nga Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve) do të zhvillojnë ditën e sotme, në orën 11:00.

Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, do të bëhet një takim me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave që kanë bërë padi për pretendimet e tyre mbi parregullsi në zgjedhjet e zhvilluara në shoqatat rajonale.

Misioni i ekspertëve të lartë të UEFA-s pasi të njihet me të gjitha problematikat dhe dokumentacionin e procesit zgjedhor, do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe Kryeministrit Rama e Presidentit Duka. / fshf.org