Kjo ngjarje e frikshme është filmuar në Florida, kur një burrë u përpoq të mbyste një vajzë në një stacion autobusi me një lidhëse këpucësh.

Aaron Quinones, 27 vjeç, është akuzuar për tentativë vrasjeje pasi ai dyshohet se u përpoq të mbyste një vajzë të paidentifikuar, në një stacion autobusi pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Miami më 2 janar rreth orës 11 të mëngjesit. Pas hetimeve të bëra nga autoritetet dyshja nuk njihej me njëri-tjetrin.

Nga pamjet filmike, vajza po qëndronte me mendjen te telefoni i saj dhe kishte bagazhe pranë saj. I riu, i cili duket se po shkonte në aeroport, papritmas sulmoi 26-vjeçaren duke tentuar ta vrasë.