Kriza e lirës turke nuk ka të ndaluar, madje prek një rekord të ri të ulët në krahasim me euron dhe dollarin duke humbur më shumë se 7% të vlerës së saj. Pasi rënia ka kaluar 5%, Bursa e Stambollit pezulloi negociatat njësoj si një javë më parë në përpjekje për të kufizuar dëmet e shkaktuara nga rënia e monedhës vendase, shkruan Bloomberg

Rënia është pasojë e drejtpërdrejtë e aktivizimit të politikave të vendosura nga presidenti turk Erdogan, të cilat synojnë të mbajnë shumë të ulët taksën e interesit por që rrisin inflacionin, aktualisht 21.3%. Në këtë skenar, sipas tregtarëve, në momentin që blerësit vijnë nga vendet kufitare, nuk nxirret asnjë fitim. Ata shpjegojnë se për produktet që vijnë nga jashtë, çmimi është dyfishuar brenda një viti.

Tregtarët e përjetojnë si traumë këtë situatë pasi askush nuk ishte përgatitur për një situatë të tillë dhe çmimet e materialeve parësore nuk janë aspak të qëndrueshme. Pavarësisht pasojave negative, Erdogan vijon të mbrojë zgjedhjet e tij dhe hedh poshtë kritikat që i vijnë nga bota e sipërmarrësve, të cilët i bëjnë apel që të rrisë taksën e interesit.

Përveç faktit se nuk pranon të heqë dorë nga doktrina ekonomike, Erdogan synon që të ri ngjitet në klasifikimin e mbështetjes në popull në prag të zgjedhjeve të 2023-shit. Zgjedhje që konsiderohen thelbësore për të vendosur të ardhmen e Turqisë