Aleksandër Vuçiç:

I dashur kryeministër i Shqipërisë, i dashur kryeministër i Maqedonisë, së pari falenderoj mikun tonë Edi Rama për mikpritjen në Shqipëri, jam shumë shumë i lumtur për marrëveshjet që kemi nënshkruar sot, është kurorëzimi i një pune prej 2 vitesh e gjysmë, ne kemi arritur që këto gjëra të ecin.

Pashë që iu kundërvunë kryeministrit Edi Rama, se unë dua Serbinë e Madhe, apo zoti Rama do Shqipërinë e Madhe, apo Maqedoninë e Madhe, të mos e humbasin kohën me këto gjëra. Këto gjëra që ne kemi bërë për fermerët për prodhuesin tanë, është më e rëndësishmja, ne duam turistë nga vendet tuaja, dhe ju të keni turistë në bregdetin aq të bukur sa ka Shqipëria, apo liqenet që ka Maqedonia. Serbinë dua që ta shihni si shtëpinë tuaj të dytë.

Ftesat për Kosovën nuk janë politike, ne duam që këto tre kryeqytete të jenë pjesë e nismës sonë. Të kemi një fond të posaçëm edhe për industrinë e filmit, për sportet. Ne duam të ulim tarifat për të qarkulluar në audostradat tona.

Ndonjëherë mërzitem me veten time, se duket se ne nuk mund të ekzistojmë dot pa ta. Ne nuk kemi turp që kjo nismë mban emrin e rajonit ku ne jemi pjesë. Çdo muaj ne na duhet të lëshojmë leje që një individ të qëndrojë, falë këtyre marrëveshjeve, këto leje nuk janë më të nevojshme, iu dhamë fund procedurave burokratike.