Rama: Shërbim dinjitoz

Pas shumë vitesh e lënë në harresë është rikonstruktuar tërësisht qëndra shëndetësore në bashkinë e Prrenjasit.

Instrastruktura e keqe dhe e dëmtuar ndër vite e kishte degraduar situatën aq sa në atë godinë zor se mund të ofroje shërbim të mirëfilltë shëndetësor. Me rikonstruksionin e qëndrës rreth 37 mijë banorë të Përrenjasit do të marrin shërbim mjekësor dinjitoz në qendrën e re shëndetësore.Ishte Kryeministri Edi Rama ai I cili ndau sot pamje se si ishte kjo qendër shëndetësore dhe si u transformua pas rikonstruksionit.

Sipas Ramës qendra shëndetësore 24-orëshe e  Përrenjasit,  sot ofron shërbim mjekësor dinjitoz për 37 mijë banorë me kushte dinjitoze.

Qendrat shëndetësore në të gjithë vendin të rindërtuara në kuadër të programi të 300 qendrave shëndetësore, janë transformuar rrënjësisht duke ofruar kushte më të mira për qytetarët dhe personelin shëndetësor.