Pediatria e re e Elbasanit, një investim i shumëpritur për të gjithë rajonin, do të finalizohet brenda vitit, për t’i siguruar fëmijëve kushte sa më të mira por edhe stafeve mjekësore, kushtet që ato meritojnë, për të ofruar një shërbim shëndetësor sa më cilësor, me standarde bashkëkohore.

Drejtoresha e Spitalit Dasantila Tahiraj tha se ky spital është duke pësuar ndryshime rrënjësore ndërsa nga ana e saj ministrja Ogerta Manastirliu vlerësoi punën e bërë deri më tani dhe tha se presim finalizimin në përfundim të vitit.

Prej shumë vitesh spitali pediatrik i Elbasanit ka vuajtur mungesën e investimeve duke bërë që ndërhyrja të ishte mëse e nevojshme.