Fshihen datat e skadencës.

Një fenomen i cili shqetëson qytetarët gjatë periudhës së verës është siguria tek produktet  ushqimore.Ushqimi është nga faktorët bazik për jetën e njeriut dhe anashkalimi i kontrolleve respektive mund të sjellë pasoja të dëmshme dhe të rrezikshme për shëndetin. Problemi kryesor sipas qytetarëve elbasanas lidhet me fshirjen dhe rivendosjen e datës së skadencës në një produkt.

Ka edhe nga ata që thonë se shpesh edhe vetë neglizhojnë që ti kontrollojnë datat e skandencës pasi sipas tyre duhet të ketë kontrolle më të vazhdueshme nga AKU.

Nga ana e tij Aku Elbasan fton qytetarët që të tregohen të vëmendshëm gjatë kohës që bëjnë blerje të produkteve ushqimore ,të blejnë vetëm në ato subjekte të cilët janë të liçensuar dhe nën kontrollin e vijueshëm të AKU.