Në “Drejt”  në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Arben Ristani tha se PD-ja është parti vitale që përballon goditje të tilla nga kundërshtari dhe akoma vazhdon të ekzistojë.

Ai tha se këtë herë goditja ishte më e fortë sepse u arrit që korruptohet ish-kryetari i partisë, Lulzim Basha nga Rama.

Ristani: Ajo që dua të evidentoj është vitaliteti i kësaj partia që po përballon goditje të tilla nga kundërshtari dhe akoma vazhdon të ekzistojë. Këtë herë goditja ishte më e fortë sepse arriti të na korruptojë kryetarin. Ato pamjet e 11 dhjetorit janë spektakël dhe shembuj për të treguar se jemi parti vitale. Ne na e kanë korruptuar dhe komprometuar kryetarin e partisë.