Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzoi të evakuohej nga Kievi edhe kur vrasësit rusë po përpiqeshin të sulmonin ndërtesën ku ai po qëndronte, sipas revistës TIME.

Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych i tha revistës se presidentit i ishte kërkuar të shkonte në një strukturë të sigurt larg kryeqytetit, pasi këshilltarët e paralajmëruan atë se rezidenca e tij ishte në rrezik nga snajperat dhe granatat.

Zelenskyy dhe ndihmësit e tij iu dhanë jelek antiplumb dhe pushkë sulmi, por jo të gjithë dinin se si t’i përdornin ato.

Ishte një çmenduri absolute. Automatikë për të gjithë. Vendi ishte i hapur. Ne nuk kishim as blloqe betoni për të mbyllur rrugën,” tha Arestovych.

Ai zbuloi gjithashtu se gruaja dhe fëmijët e Zelenskyt ishin ende në rezidencë kur rusët u përpoqën dy herë të sulmonin ndërtesën më 24 shkurt.

Presidenti refuzoi të largohej, megjithëse familja e tij u dërgua në një vend më të sigurt. Natën e dytë, ai bëri një video jashtë për t’u treguar qytetarëve të tij se ishte ende në Kiev.

Arestovych tha gjithashtu se Zelenskyy bëri një udhëtim në vijën e frontit në fillim të marsit, duke marrë vetëm një ekip të vogël sigurie.