10 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është një 20-vjeçar që ka dhunuar kushërirën e tij, si edhe një 26-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i plotë i policisë Tiranë

Vihen në pranga 10 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– J. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– S. D., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit R. P., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. 25-vjeçari i kaloi strukturave të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kushërirës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagragrancë të shtetasve:

– B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– M. I., 35 vjeç, F. B., 29 vjeç, R. H., 44 vjeç, G. H., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. P., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin B. I., 44 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.