Qeveria kosovare do të investojë në ndihmë të invalidëve të Luftës së UÇK-së 578345 euro.

Kryeministri  në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të drejtuar nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza.

Zyra për Komunikim Publik:

Qeveria do të ndaj 578 mijë e 345 euro për riparim të protezave për Invalidët e Luftës së UÇK-së. Kryeministri  në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza. Kryeministri Hoti u pajtua që për nevoja emergjente, kësaj shoqate t’i ndahen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 euro, sipas praktikave të mëhershme. Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Çështjen e Kategorive të Dala nga Lufta, z.  Sylë Vitia.

Top Channel