Michel de Nôtre-Dame, i quajtur edhe Michel Nostradame, i njohur si Nostradamus, ishte një mjek dhe fallxhor francez, i njohur më së shumti për librin e tij Les Proféties (Profecitë), një koleksion prej 942 strofash poetike që supozohet se parashikojnë ngjarje të ardhshme.

“Rreth qytetit të madh, do të ketë ushtarë të vendosur në fusha dhe periferi”, është një nga parashikimet e Nostradamusit dhe reflektimi aktual i kësaj profecie do të ishte qyteti i Kievit, i cili është rrethuar nga trupat ruse.

Këto profeci dolën në dritë në vitin 1555, në Lion. Janë poezi të shkruara në terma enigmatikë, që synonin të lajmëronin ngjarjet e së ardhmes së afërt në Francë dhe në mbarë Evropën. Pas vdekjes së tij në 1566, Nostradamusi është kujtuar gjithmonë si një astronom dhe parashikues i së ardhmes. Veprat e tij kanë tërhequr lexuesit në kërkim të parashikimeve të supozuara të ngjarjeve historike që kanë ndodhur shekuj më vonë.