Shefi i zjarrëfikëses bën thirrje për kujdes

Rritja e temperaturave ka shtuar edhe incidentete me zjarret të cilët janë të shumtë gjatë stinës së nxehtë. Me problematike mbeten zjarret në banesa, që kanë si shkaktar kryesisht bombolat e gazit.

Qytetarët vazhdojnë të jenë të pakujdesshëm me përdorimin e bombolave të gazit, që janë dhe burimi kryesor i zjarreve për momentin në banesa. Shefi i zjarrëfikëses në Elbasan në një intervistë për ″Egnati News″ shpjegon se çfarë duhet të bëni për të shmangur incidente.

Një kujdes i veçantë duhet të jetë edhe për pajisjet që përdoret gazi, sobat e gatimit. Afër këtyre pajisjeve duhet të kemi sinjalizues, që tregon rrjedhjen e gazit.

Në çdo subject duhet të ketë edhe fikse zjarri të cilat në pjesën më të madhe të rasteve të rrezikut janë vendimtare.