Shumë qytetarë ndërgjegjësohen

Numrat e te infektuarve ME COVID-19  janë rritur ndjeshem edhe në qytetin e Elbasanit .Frika nga pandemia duket se i ka bërë qytetarët më te ndërgjegjshëm të respektojnë masat anti covid ku një pjesë e mirë e tyre janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës . Pavarësisht disa spekulimeve se vaksina anti-Covid mund të shkaktojë efekte anësore, pjesa më e madhe e qytetarëve në Elbasan shprehen se janë vaksinuar disa prej tyre edhe me dozë të 3-të.

Të rrallë janë ata që janë mosbesues ndaj vaksinës anti-Covid, si dhe ata që janë infektuar më parë me këtë virus thonë se nuk do t’i nënshtrohen kësaj kure.