Hetimi i nisur nga autoritetet zviceriane ka bërë të mundur zbulimin e një rrjeti të trafikut të kokainës në Zvicër dhe Gjermani, me drejtues shtetasit shqiptarë Edmond Merja dhe Ndriçim Harka.

Ndriçim Harka, punonjës i shërbimit zjarrfikës të Bashkisë, është arrestuar tashmë nga policia, teksa kunati i tij Merkja është shpallur në kërkim.

Burime bëjnë me dije se hetimi në lidhje me aktivitetin kriminal të këtij grupi të narkotrafikut kanë nisur në vitin 2015 dhe më pas kanë qenë përgjimet ato që kanë zbërthyer strukturën e grupit.

Fillimisht është arrestuar një shpërndarës i grupit me një sasi të vogël kokaine, i cili është vënë më pas në përgjim nga autoritet zviceriane, për të zbuluar gjithë zinxhirin deri te kokat në Tiranë.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin që po zhvillohet në Tiranë mes policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritete zviceriane.

Operacioni ka goditur një grup të trafikimit të kokainës në Gjermani dhe Zvicër. Burime jo zyrtare nga grupi hetimor bënë me dije se drejtuesit e grupit rekrutonin shtetas shqiptarë dhe i dërgonin në Zvicër për shpëndarjen e kokainës, kundrejt një pagese mujore prej 3500 euro. Bisedat e përgjuara nga autoritetet e huaja janë kryer nga numra telefonikë shqiptarë.

Në total si pasojë e operacionit janë arrestuar 7 persona, 5 në Zvicër mes të cilëve 3 shqiptarë dhe 2 persona në Shqipëri.

fax web