Ky i fundit ka thënë se prej një viti nuk ka takuar të bijën dhe për këtë akuzat bien drejëpërdrejt mbi ish-bashkëshorten e tij, Rudina Dembacaj.

Por çështja nuk mbetet vetëm në kuadër të rrjetve sociale. AlbEu.com bën me dije se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kanë përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.

Nuk dihet ende se cila është pala paditëse, por aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.
Kujtojmë se pas divorcit, marrëdhënia e Rudinës dhe Aleksit ishte mjaft e mirë. Të dy pranonin se për hirë të vajzës së tyre, Viktorias do të ruanin raporte të mira, e madje ish çifti kalonin edhe fundjava bashkë.

Por nuk dihet çfarë ndodhi me vitet dhe duket se dyshja janë kthyer në “armiq”.

Previous articleMakina del nga rruga në Librazhd !Aksidentohet 20-vjeçari
Next articleHumbi për herë të parë pas 30 vitesh, dorëhiqet kryetari i Rithemelimit në Shënkoll të Lezhës