BBC ka publikuar një informacioni rrënqethës që po ndodh në Mariupol i cili është ende i pushtuar nga trupat e Vladimir Putinit.

 Sipas medias britanike ky informacion i cili ende nuk është konfirmuar, ushtarët rusë po i varrosin trupat e vrarë në Mariupol për të fshehur përmasat e tmerrit që kanë shkaktuar.

Megjithatë kryetari i bashkisë së Mariupolit nuk e ka mohuar këtë informacion.

Sipas tij rusët nuk i lënë banorët të varrosin njerëzit e vrarë, ndërsa bëjnë të gjitha përpjekjet që të mos llogaritet numri i saktë i të vdekurve.

Rusët nuk duan të shohin trupat e civilëve të vrarë nga armët e armikut ,” tha kryetari i bashkisë së Mariupol.

Rusët kanë rrethuar dhe bombarduar Mariupolin për gjashtë javë, dhe në raportet e mëparshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në kë qytet ka  më shumë se 10,000 të vdekur.