Samsung sapo ka prezantuar një paketim Galaxy S23 Ultra Limited Edition me çmim promocional. Për momentin ajo ka nisur të shitet në Vietnam, dhe brenda në paketim gjenden një Galaxy S23 Ultra, Galaxy Watch 5, si dhe një Wireless Charger Duo 15W.

Ky paketim Limited Edition nuk sjell ndonjë ngjyrë të veçantë të produkteve të lartpërmendura. Galaxy S23 Ultra vjen me një ngjyrë Phantom Black, ndërkohë që Galaxy Watch 5 44mm vjen në ngjyrën Sapphire Blue, si dhe është një variant Bluetooth pa LTE. Dhe Wireless Charger Duo vjen në ngjyrën e zezë.

11S23Ultra_LimitedBox_KV-e1683887498208.webp

Tre pajisje Samsung shumë të mira për një çmim akoma dhe më të lirë

Nëse këto produkte do të bliheshin në veçanti, do t’i kushtonin një personi $1,753. Mirëpo nëse ju blini këtë paketim të limituar, do të përfitoni 3 produkte shumë të mira për një çmim shumë më të lirë, për $1,363.

Samsung tregon se do të nisë të nxjerrë në treg këtë paketim në datën 31 maj. Nuk dihet ende nëse kompania do të ofrojë Galaxy S23 Ultra Limited Edition në tregje të tjera në mbarë botën, por me shumë mundësi një gjë e tillë do të ndodhë.