Situate nga koronavirusi në vendin tonë duket se ditë pas dite po vështirësohet për shkak të shifrave të larta të të infektuarve ditorë.
Abcnews.al meson se për shkak të mbushjes së kapaciteteve, spitali Covid 2, do të mbyllë dyert dhe nuk do të pranojë asnjë pacient të ri të infektuar me koronavirus.
Ndër të tjera burimet për abcnews.al bëjnë me dije se në spital do të pranohen pacientë të tjerë vetëm nëse humb jetën ndonjë nga të shtruarit ose shërohet dikush.
Ndërkohë kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë infektuar me Covid 1088 raste të reja dhe 12 humbje jetë. Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në vendin tonë ka shkuar në 93,075 pacientë mes të cilëve kanë humbur jetën 1555 persona. e.su./abcnews.al