Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policinë Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan  një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan.

Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Mësohet se ilaçet kontrabandë po silleshin në Shqipëri nga Italia dhe ishin pa fatura shoqëruese të blerjes së tyre.

Në mesin e ilaçeve të sekuestruara është dhe ai që përdoret për trajtimin e Covid, Remdisivir, i cili ka një kosto të lartë të blerjes.