Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka paralajmëruar bizneset dhe bankat amerikane për sulme kibernetike të mundshme nga Rusia.

“Duke pasur parasysh tensionet shumë të larta që po përjetojmë, kompanitë e çdo madhësie… do të ishte marrëzi të mos përgatiteshin tani ndërsa flasim për të rritur mbrojtjen e tyre,” tha zëvendësprokurorja e përgjithshme Lisa Monaco në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Deklarata vjen pasi bankat kryesore të Ukrainës dhe faqet e internetit të qeverisë u sulmuan këtë javë.

Ministria e Mbrojtjes ishte një nga të paktën 10 faqet e internetit të Ukrainës që pushuan së funksionuari për shkak të sulmeve kibernetike.

Një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë kibernetike tha se ky ishte sulmi më i madh kibernetik i këtij lloji në historinë e vendit dhe “kishte gjurmë të shërbimeve të huaja të inteligjencës”.