Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë.

Një zyrtar policor ka vdekur pasi është plagosur me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.

Mësohet se polici është dërguar në spital, por nuk ka arritur të shpëtojë.

Nuk dihet ende nëse punonjësi i policisë ka qenë në shërbim në momentin e vrasjes.