Pajisjet e vjetra të kompanisë Apple zakonisht shiten në shifra të majme në ankande, por një shënim i shkruar me dorë nga Steve Jobs ka arritur një rekord.

Letra në të cilën është ideuar një reklamë nga Jobs është shitur 175.759 dollarë, 6 herë më shumë nga sa ishte parashikuar. Reklama është një ide për Apple Computer-1 që është shkruar dhe firmosur me emrin “steven jobs” në vitin 1976.Në vitin 1976 doli Apple Computer i cili u njoh më vonë si Apple I ose Apple-1.Shënimi përmban thjesht hollësi teknike për kompjuterin e parë Apple dhe është firmosur nga Steve Jobs duke përdorur shkronja të vogla shtypi.

Ai ka përfshirë edhe adresën dhe numrin e telefonit të prindërve të tij që asokohe ishin zyrat qendrore të Apple.

Letra ishte pjesë e disa sendeve të ndryshme të Apple që dolën në ankand, përfshirë edhe një çek të nënshkruar nga Jobs dhe bashkëthemeluesi i kompanisë, Wozniak, që u shit për 135.261 dollarë.

Previous article“Çmendet” moti në Majorka, ‘fluturojnë’ palmat dhe çadrat! Turistët vrapojnë të alarmuar me rroba banje
Next articleShi dhe ulje temperaturash, si pritet të jetë sot moti