Shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme pas  4 javësh kundërveprimi intensive dhe tashmë mund të përdoren dhe nga emigrantët.

Aktualisht, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.  

AkSHI njofton se tashmë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore.

Janë në funksion të plotë shërbimet e:

– Vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar;

– Kryerja e pagesave të ujit për UKT Tiranë;

– Aplikimet për Leje ndërtimi (e-Lejet), vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përdorimit te burimeve ujore;

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimin e fundit të mbetur:njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.