Vijon gjuetia e policisë për gjetjen e 29-vjeçarit blegtor, autor të vrasjes së vjehrrit të tij në Artë. Prej ditës së djeshme, autoritetet po përpiqen për ta gjetur për ta arrestuar, por ai fshihet në male, të cilat sipas mediave vendase që bazojnë informacionin e tyre në fqinjët e autorit, ai i njeh shumë mirë. Për shkak të punës që e ka bërë prej vitesh ai nuk do ta ketë të vështirë të qëndrojë në mal, megjithatë ka optimizëm se së shpejti do të gjendet.

29-vjeçari ka qëlluar dhe ka vrarë me katër plumba vjehrrin e tij, ndërsa ka qëlluar edhe në drejtim të ish-bashkëshortes. E pas krimit, autori dyshohet se është larguar drejt malit pas asaj që ndodhi në oborrin e vjehrrit të tij.

Ndërkohë makina me të cilin 29-vjeçari u arratis, u pikas nga policia në kufirin Arta-Aitoloakarnania , ndërsa sipas efektivëve të policisë, 29 – vjeçari është pritur nga një bari i zonës, të cilit tha se ka dalë në mal, pasi ka probleme me të afërmit. /abcnews.al/