Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.
Në sherrin që dyshohet se lindi për motive të dobëta është përfshirë edhe punonjësi i forcave “Shqiponja”, Adrian Meta.
Gjatë debatit, efektivi Adrian Meta ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.Mësohet se ky punonjës policie në muajin gusht ka bërë aksident në Sarandë me motorin e policisë bashkë me një kolegun e tij në gjendje të dehur dhe jashtë orarit të punës. Por çështja është mbyllur pasi mësohet se Adrian Meta është nipi i Gjovalin Lokës (drejtor policie).Ndërkohë, ky punonjës policie ka pasur shpeshherë probleme, siç tregoi edhe rasti i mbrëmshëm, por ndaj tij nuk është mbajtur asnjë qëndrim, pasi ka mbështetje në Drejtorinë e Përgjithshme.