Një sherr për motive të dobëta mes të miturve, përfundon me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.1 në qytetit të Pogradecit, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjensisë, bën me dije gazetari i ABC News, Roland Beqiraj.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark. Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.

Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.r.t/abcnews.al