Një ngjarje e rëndë është shënuar në Paskuqan, ku dy nxënës janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Jashar Hoxha”. Një 15 vjeçar ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij. Autori i ngjarjes është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al