Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në rrugën dytësore të Shijakut, shkruan newsbomb.al. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje, drejt djalit të një polici.

Orlando Petkola ka mundur t’u shpëtojë plumbave dhe fatmirësisht nuk është lënduar. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet të japë informacion zyrtar. Edhe “shënjestra” ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, kur është hapur zjarr nga një mjet tjetër.

Shkaku i ngjarjes nuk dihet ende; nëse kemi të bëjmë me një atentat ndaj Orlando Petkolës për detyrën e të atit, apo për motive të tjera. Forca të shumta të Policisë së Durrësit, janë nisur me urgjencë drejt Shijakut, në rrugën dytësore ku ndodhi atentati.

Vijon…