Mbetje kockore të djegura janë gjetur mbrëmjen e së martës në fshatin Vilzë të Shkodrës. Policia njofton se kockat, që i përkasin 67 vjeçarit Qamil Lisaj u gjetën në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë gjatë mbrëmjes së djeshme teksa aty po digjej qymyr. Sakaq, po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./abcnews.al