Një mjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi në vendin e njohur si Shoq në bashkinë e Fierit. Mësohet se drejtuesi I mjetit për të evituar përplasjen e dy këmbësorëve të një gruaje së bashku me fëmijen e saj ka devijuar duke u përplasur me shtyllën. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar. Aksidenti ka shkaktuar trafik në zonë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Egnatia news