Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ka paralajmëruar protesta për të kundërshtuar veprimet e qeverisë shqiptare.

Përfaqësuesit e shoqatave u bënë thirrje bizneseve që nesër të mbyllin për një orë shërbimin dhe të protestojnë në shenjë pakënaqësie.

“Çmim i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orëshe për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë, që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00.  Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhur drejtpërdrejt me konsumatorin”, thanë përfaqësuesit.

Ata iu drejtuan qeverisë të rishikojë këto pika, të cilat io konsiderojnë si pika të panegociueshme:

1-Të hiqet nga paketa fiskale pjesa që rrit gjobat 2-3 herë.

2-mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 kw/në muaj, kjo është pika e kuqe që na ndan biznesin me qeverinë shqiptare.

3- Të hiqen 50% e taskave për çdo litër karburant.

Në rast se nuk do të këtë reagime nga qeveria, ata paralajmërojnë përshkallëzime në të gjithë vendin.

“Do t’i lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton, ne do të përshkallëzojnë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë”,  thanë ato.