Një mjet ka shpërthyer në flakë ditën e sotme në segmentin rrugor Sauk-Teg, ku dyshohet nga lëndë eksplozive.

Burime paraprake bëjnë me dije se automjeti i cili ka shpërthyer, ka qenë në lëvizje e sipër.

Si pasojë është plagosur shoferi, shtetasi me iniciale A. S., 27 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe Policia që po heton shkaqet e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.