Një pikë e mbushjes me gaz ka shpërthyer në flakë mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës. Pika e karburantit ndodhet në zonën e Porto Romanos dhe forcat zjarrfikëse janë nisur me urgjencë, sapo janë njoftuar për rënien e zjarrit.

Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Banorët që ndodhen pranë zonën ku janë bombulat e gazit janë larguar prej aty për të qenë të sigurt, pasi janë dëgjuar një seri shpërthimesh.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rënë zjarr në depozitat e gazit. Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla  materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.