Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një hotel në Havana, Kubë.

Si pasojë e shpërthimit 4 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë raportohen të zhdukur. Mediet e huaja raportojnë se operacionet e kërkim-shpëtimit ende vazhdojnë.

Sipas autoriteteve hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Pamjet e publikuara tregojnë ndërtesën e cila ka pësuar gjithashtu dëme të mëdha materiale.